Është dorëhequr drejtoresha e Doganave të Maqedonisë së Veriut, Sllavica Kutirov, ndërsa sot pritet që në mbledhjen e Qeverisë të emërohet drejtori i ri nga radhët e LSDM-së. Gazeta KOHA merr vesh që kandidat për drejtor i Doganave është Stefan Bogoev, ish-kryetari i Komunës së Karposhit dhe anëtar i Kryesisë së ngushtë të LSDM-së.
Dorëheqjen e parevokueshme Sllavica Kutirov e ka dorëzuar dje, ndërsa në të njëjtën thuhet se, për shkaqe personale, e njëjta ofrohen dorëheqje.
Ndryshe, në vetëm një javë, dorëheqja e është e dyta me radhë që ndodhë në radhët e LSDM-së. Ditë më parë, Hari Lokvenec, drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë – Infrastruktura, ofroi dorëheqje. Në LSDM tashmë po përflitet se dikush nga Kryesia e ngushtë e LSDM-së po i detyron drejtorët të japin dorëheqje, ndërsa dëshirojnë të “shpërblejnë” me poste kuadrot e afërt me sekretarin e LSDM-së, Mile Zejçeviq.
Vlen të theksohet se dorëheqja e Sllavica Kutirov vjen pas vlerësimit pozitiv të Brukselit zyrtar për implementim të Kapitullit 29 të skreningut, konkretisht harmonizimit të ligjeve dhe punës së Doganave të Maqedonisë me ligjet evropiane. (koha.mk)