Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) përsëriti thirrjen ndaj Serbisë dhe Kosovës që të ndërmarrin hapa konkretë dhe të menjëhershëm për qetësimin e situatës në veri.
Në një reagim për mediat, një zyrtar i lartë i DASH, shpjegoi se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ua kanë bërë të qartë si Kosovës ashtu edhe Serbisë se kush janë pritshmëritë prej tyre.
Në lidhje me planin e Kurtit, i cili parashikon dhe sundimin e ligjit dhe vënien para drejtësisë të grupeve kriminale që sulmuan KFOR dhe Policinë e Kosovës, zëdhënësi i DASH u shpreh se “Ata që janë përgjegjës për sulmet e dhunshme duhet të mbahen përgjegjës, pas një procesi të rregullt ligjor dhe me transparencë të plotë”.
Më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicën e Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq- Llune. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i arrestuari është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe drejtues i bandave kriminale.