Kabineti i Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, u ka shpërndarë anëtarëve një propozim për një paketë masash nëse qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti nuk ndërmerr hapa adekuat dhe urgjent për të de- përshkallëzim të situatës dhe ul tensionet, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano për Euronews Serbia, përcjell portali tv21.tv
Po ashtu Stano ka deklaruar se Borell ka marrë letrën e Kurtit dhe se si gjithmonë do t’i përgjigjet përmes kanaleve përkatëse. Kurti ka deklaruar të martën se propozimin e tij prej pesë pikash ua ka dorëzuar përfaqësuesve ndërkombëtarë për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës.
Stano ka shtuar se BE-ja ende nuk ka parë ndonjë hap vendimtar dhe urgjent të kryeministrit Kurti të nevojshëm për të de-përshkallëzuar situatën.
“Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës vetëm dëshmojnë se përshkallëzimi është ende duke vazhduar, dhe kjo është në kundërshtim me interesat e Kosovës dhe të gjithë popullit në Kosovë. Ne kemi ndarë me shtetet anëtare të BE-së një draft të masave që duhet të ndërmerren. Nëse kryeministri Kurti nuk ndërmerr hapa adekuat dhe urgjent për de-eskalimin e situatave dhe uljen e tensioneve”, ka thënë Stano./21Media