BotaLajmeRajon

Ambasadorja amerikane në NATO: Dialogu e vetmja rrugë për të ulur tensionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e SHBA-ve në NATO, Julianne Smith, ka thënë se NATO ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në veri të Kosovës.

Smith gjatë një konference virtuale me gazetarë ka thënë se u kemi bërë thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të qetësuar situatën.

“Natyrisht, ju keni dëgjuar aleatët dhe sekretarin e përgjithshëm që para së gjithash u kanë bërë thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të de-përshkallëzuar situatën. Ky është prioriteti numër një. Ne, gjithashtu edhe Shtetet e Bashkuara dolëm menjëherë, si dhe aleatët e tjerë për të dënuar dhunën që ndodhi kundër trupave të NATO-s”, ka thënë ambasadorja Smith, shkruan Telegrafi.

Smith ka shtuar se kanë inkurajuar kryeministrin Albin Kurti që të largoj forcat e policisë nga objektet komunale në veri, dhe që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat në ndërtesa alternative.

Show More

Related Articles

Back to top button