LajmeMaqedoni

Bytyqi: Shqiptarët e kanë të qartë se LSDM është lokomotiva e proceseve integruese evropiane, prandaj refuzojnë VMRO-në

Spektri politik shqiptar në Maqedoni të Veriut tashmë e ka të qartë se Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) është lokomotiva e cila çon përpara proceset e integrimeve euro-atlantike të vendit, që nga anëtarësimi në NATO dhe së fundmi çelja e negociatave me BE-në në nëntor, për çka tashmë të gjitha partitë politike po refuzojnë një koalicionim të mundshëm me VMRO-DPMNE-në.

Këtë e deklaroi zëvendës kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në një intervistë me portalin “Lokalno”, ku është pyetur të komentoj kushtëzimin e kreut të VMRO-DPMNE-së, Mickovski, se do të votoj ndryshimet kushtetuese vetëm nëse BDI largohet nga qeveria, të cilën kjo e fundit e pranoi.

“Ta shtrojmë pyetjen në drejtim të kundërt, sa është BDI e gatshme të bashkëpunoj me VMRO-DPMNE-në, dhe jo vetëm BDI, kur i gjithë blloku politik shqiptar tashmë ka deklaruar qartë se është e papranueshme për ata të hyjnë në një qeveri në të cilën do të jetë edhe VMRO-DPMNE. Këtë mund ta interpretojmë si njohje të LSDM-së si një lokomotivë udhëheqëse e procesit të integrimit evropian”, tha Bytyqi.

Show More

Related Articles

Back to top button