LajmeMaqedoni

LSDM-ja nuk komenton planin e BDI-së për hetim

Në Kuvend, shumica parlamentare pretendon të vazhdojë debatin me VMRO-DPMNE-në për ndryshmet kushtetuese. Sipas tyre, ligjvënësi është vendi ku të gjitha partitë mund të japin vlerësimet e tyre dhe të sillet vendimi. Të njëjtën përgjigje nga LSDM-ja e japin edhe planin që një ditë më parë e prezantoi BDI-ja e cila mes tjerash kërkonte edhe hetim të partive politike dhe politikanëve si kusht për të lëshuar qeverinë.

“Ne edhe një herë e ftojmë VMRO-DPMNE-në t’i formojë ekipet e negociatave, të vazhdojnë negociatat dhe të gjendet zgjidhja më relevante dhe më e vërtetë për të cilën ne kërkojmë të vazhdojë dialogu dhe të gjendet mënyrë se si të bëhen këto ndryshime kushtetuese të cilat janë kusht që shteti ta realizojë rrugën e tij strategjike, anëtarësimin në BE,” tha Mile Talevski, LSDM.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se dy propozimet e tyre janë të qarta dhe presin përgjigje nga LSDM-ja. VMRO-DPMNE si opsione propozon qeveri të zgjeruar pa BDI-në dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese që do të hynë në fuqi me anëtarësimin e plotë në BE si dhe opsioni i dytë, zgjedhje të parakohshme në vjeshtë dhe garanci nga institucionet evropiane për mbrojtjen e identitetit maqedonas, fonde dhe zbatim të tre vendimeve të Gjykatës së Strazburgut për të drejtat e maqedonasve në Bullgari.

“Në vend se ta njohin shansin dhe dorën e shtrirë të VMRO-DPMNE-së ata sillen si të papjekur në momente kyçe për shtetin. LSD-ja dhe Kovaçevski duhet të përgjigjen se cili nga dy propozimet e VMRO-DPMNE-së është i pranueshëm. Nëse LSD-ja nuk pranon asnjërën nga ofertat e VMRO-DPMNE-së, do të thotë se ka qëllim të fshehtë të negociojë për identitetin dhe do të pranojë diçka që do ta shkatërrojë edhe më shumë identitetin maqedonas,” deklaroi Bllagica Llasovska, VMRO-DPMNE.

Lëshimi i vetëm që është e gatshme të bëjë LSDM-ja deri tani është shtyrja e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese në ditën e konferencës së dytë ndërqeveritare në fund të vitit. Gjithashtu partia e Kovaçevskit ofron ndarje të resorëve të saj ministror 50/50 me VMRO-në. Sipas shumicës, me ose pa Mickoskin, ndryshime kushtetuese duhet të ketë, por nuk e tregojnë planin B për zbatimin e tyre. /alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button