LajmeRajon

Kurti kërkon lirimin e 3 policëve të Kosovës të kidnapuar nga forcat serbe: Ndërkombëtarët të dënojnë këtë akt agresioni

Kryeministri i Republikës së Kosovës ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve policor nga forcat serbe, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Sipas Kurtit dyshohet se policët janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune.

“Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë. Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit.

Ai ka thënë se hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.

“Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim”, ka thënë Kurti.

Ai ka kërkuar lirimin e tre policëve të kidnapuar dhe ka kërkuar nga ndërkombëtaret që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë”, ka shkruar Kurti.

Show More

Related Articles

Back to top button