Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka komentuar ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Kosovë ku janë rrëmbyer tre efektivë të Policisë së Kosovës.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, deputetja shkruan se nëse ata janë rrëmbyer nga forcat serbe në Kosovë ky është një përshkallëzim shumë serioz.
Ajo shton se Perëndimi duhet të vendosë sanksione ndaj Serbisë nëse kanë hyrë në mënyrë ilegale në territorin e Kosovës, njësoj siç nuk është kursyer ndaj Kosovës së fundi.
“Nëse policët kosovarë janë rrëmbyer nga forcat serbe që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz. Kjo do të kërkonte një sanksion të rëndësishëm nga fuqitë perëndimore, të cilat nuk janë përmbajtur nga sanksionet dhe kritikat ndaj Kosovës”, shkruan deputetja britanike.