LajmeSport

Barcelona prezantoi fanellën e re për sezonin e ri

Barcelona ka prezantuar sot fanellën e parë, atë që njihet si fanella e shtëpisë, për sezonin e ri 2023/24

Në vazhdën e përgatitjeve për sezonin e ri, përveç transferimeve dhe largimeve, klubet kanë filluar edhe zbulimin e fanellave për sezonin e ardhshëm. Një nga këto klube është Barcelona, e cila ka prezantuar fanellën e parë për sezonin e ri, fanellë e cila ka shumë domethënie.

“FC Barcelona po prezanton një fanellë unike për sezonin 2023/24, e para e klubit që frymëzohet nga ekipi i femrave. Ajo ka vija klasike të gjera në ngjyrat origjinale të blaugranave, por me një detaj domethënës – stemën e vendosur në një diamant.

Diamanti përfaqëson ekipin e parë të femrave që ka luajtur ndonjëherë një lojë futbolli në Spotify Camp Nou, një shembull i shpirtit pionier të Barçës, duke marrë gjithmonë një rol udhëheqës si në sport ashtu edhe në shoqëri, me sukses të vazhdueshëm.

E nisur me konceptin, ‘Këtu për të udhëhequr rrugën’, fanella e ekipit të parë për sezonin e ri ka stemën duke përfshirë një diamant dhe është frymëzuar nga klubi i parë mbështetës i grave nga viti 1971 që luajti ndeshjen e parë të futbollit për femra në Spotify Camp Nou”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Pjesë e prezantimit të fanellës ishin yje si Robert Levandovski, Pedri, Gavi, Ronal Arauho, Ansu Fati dhe Alehando Balde.

Show More

Related Articles

Back to top button