Edhe Bajern Munihu vieht pas Kim Min- jae. Mbrojtësi nga Koreja e Jugut, shkëlqeu në sezonin e parë në Serie A me Napolin.
Titull kampion, çerekfinale e Ligës së Kampionëve dhe shumë performanca solide në prapavijë. 26-vjeçari kërkohet nga Man. Junajtedi. Shtatlarti aziatik është objektivi kryesor i Ten Hag për qendrën e mbrojtjes.“Djajtë e Kuq” janë gati të paguajnë klauzolën prej 60 mln euro, por garës i janë bashkuar edhe kampionët e Gjermanisë.
Bajerni e cilëson kolegun e Rrahmanit te Napoli si zëvendësuesin perfekt të Lukas Hernandez. Francezi ka kërkuar shitjen te PSZH, dhe drejtuesit gjermanë kanë piketuar Kim si pasuesin e tij.