LajmeRajon

Çështja e Kosovës ndez debate në Kuvendin e Shqipërisë, Dogjani “pushton” foltoren: Parlamenti të dalë në një qëndrim për situatën

Situata në Kosovë me rrëmbimin e tre policëve nga forcat serbe ka shkaktuar debate në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputeti Asllan Dogjani kërkoi të flasë për çështjen e Kosovës, por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk ia dha fjalën.

Irevoltuar Dogjani shkoi në Foltoren e Kuvendit dhe kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të dalë me një qëndrim për situatën në Kosovë, ku tre policë janë rrëmbyer nga forcat serbe.

Ndërsa ka ironizuar qendrimin e kryemnistrit Edi Rama.

Asllan Dogjani: Kam kërkuar që Kuvendi të mbajë një qedirm, situata ka agravuar. Kemi kryeministrin e Shqipërisë që sillet si kryetari i OKB-së dhe nuk tregon asgjë për draftin e asociacionit që propozoi për Kosovës.Të dënojmë sulmet e Serbisë ndaj policëve të Kosovës. Nuk ka dal akoma Kuvendi i Shqipëisë me një qendrim.

Show More

Related Articles

Back to top button