LajmeMaqedoni

Ahmeti zhvilloi takim me të dërguarin e BE-së në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në ngjarjen Forumi i Prespës ka zhvilluar takim dhe me të dërguarin e Bashkimit Europian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Ahmeti në Facebook shkruan se çeshtja ndërmjet dy vendeve duhet të zgjidhet me njohje të ndërsjelltë.

Statusi i plotë:

Kënaqësi të takoja sot në Prespa Forum Dialogue të dërguarin e Bashkimit Europian në dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajçak.

Diskutuam mbi situatën e tensionuar në raportet mes Kosovës dhe Serbisë duke shprehur nevojën imediate të normalizimit të marrëdhënieve dhe rikthimit të dialogut mes të dyja palëve.

Përgëzova z.Lajçak për rolin e deritanishëm në vendosjen e urave të komunikimit mes të dyja vendeve dhe e inkurajova të vazhdojë me punën e sinqertë deri në zgjidhjen përfundimtare të kontestit përmes njohjes.

Show More

Related Articles

Back to top button