LajmeRajon

Vuçiq “i tërbuar” dhe “i dëshpëruar thellë”: Mediat rajonale shkruajnë për fjalimin e së dielës të presidentit të Serbisë

Fjalimin e së dielës për publikun të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mediat rajonale e kanë cilësuar plot tërbim dhe dëshpërim.

Kështu, sipas tyre, gjatë këtij fjalimi, presidenti serb është shfaqur si “i tërbuar” dhe “i dëshpëruar thellë”, përcjell Telegrafi.

Ndër këto media është edhe mediumi kroat, Index.hr, i cili për Vuçiqin tha se ishte “i tërbuar në konferencën për shtyp”, duke treguar se i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, “Babai yt është kriminel”.

Këtë cilësim për kryeministrin e Kosovës, Vuçiq e ka bërë në lidhje me arrestimin e fundit të Milun Milenkoviq – Lune në veri të Kosovës.

Lidhur me këtë Vuçiq deklaron se Kurti dhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, kanë thënë se ai është “kriminel”, transmeton Danas.

“Kriminel, babai yt! Ty Kurti dhe ty Sveçla. Turp për ju”, citohet të ketë thënë Vuçiq, transmeton Index.hr.

“Për sa i përket vendimeve tona, do t’i marrim vetë, nuk do të konsultohemi me askënd. Ne do të respektojmë vetëm atë që i kam premtuar NATO-s. Nuk kemi asnjë detyrim ndaj askujt tjetër. Sa i përket dialogut, është krejtësisht i pakuptimtë…”, ka thënë Vuçiq, transmeton Index.hr.

Ndërsa “Slobodna Bosna” shkruan për “dëshpërimin e thellë të presidentit serb” duke thënë se Vuçiq “ka humbur durimin”. Edhe ky portal transmeton fjalët e presidentit të Serbisë drejtuar Kurtit se babai i tij është kriminel.

Show More

Related Articles

Back to top button