Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvilloj ndeshjen e dytë brenda pak ditëve në muajin qershor që është e vlefshme për kualifikimin e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’. “Dardanët” luajtën baras 0-0 me Rumaninë të premten në Prishtinë dhe tani do të përballen me Bjellorusinë në udhëtim.
Dueli mes Bjellorusisë dhe Kosovës do të zhvillohet në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest në orën 20:45. Bjellorusët e kanë të ndaluar nga UEFA dhe FIFA t’i zhvillojnë ndeshjet në shtëpinë e tyre dhe kjo është arsyeja që presin Kosovën në një terren neutral.
Vendasit janë të vetmit në Grupin “I” që pas tre ndeshjeve të para nuk kanë ende pikë dhe ndodhen të fundit në tabelë.
Në anën tjetër Kosova ende nuk e ka shijuar fitoren, pasi në tre sfidat e para ka tre barazime. Si për bjellorusët ashtu edhe për “Dardanët” fitorja është obligim nëse duan të vazhdojnë të mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm.