LajmeRajon

Haradinaj: Rama tregoi qëndrim dinjitoz, Kurti po rrëshqet në humbjen e kontrollit

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj thotë se duhet përgëzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pasi sipas tij ai tregoi qëndrim dinjitoz rreth paralajmërimit të rikthimit të raporteve të ngrira në rast të moslirimit të menjëhershëm të policëve të zënë rob, raporton GazetaBlic.

“Albin Kurti fatkeqësisht po rrëshqet në humbjen e kontrollit aq sa kishte në veri, po e humb mbështetjen e aleatëve tanë dhe kësisoj po e nxjerr nga fundosja Vuqiçin dhe po e dëmton Kosovën”, shkroi Haradinaj.

Haradinaj ka bërë thirrje që tre policët kosovar të lirohen menjëherë.

Shkrimi i plotë:

Kryeministrin Rama duhet përgëzuar për qëndrimin dinjitoz që e kishte sot rreth paralajmërimit të rikthimit të raporteve të ngrira në rast të moslirimit të menjëhershëm të policëve të zënë rob.

Albin Kurti fatkeqësisht po rrëshqet në humbjen e kontrollit aq sa kishte në veri, po e humb mbështetjen e aleatëve tanë dhe kësisoj po e nxjerr nga fundosja Vuqiçin dhe po e dëmton Kosovën.

I bëj thirrje publike përfaqësuesve amerikanë dhe të BE-së që të ndërmarrin hapa konkret për lirimin e policëve të Republikës së Kosovës dhe mos të lejojnë degradimin e mëtutjeshëm.

Amerikë kemi nevojë për ju!

Ne jemi 100 përqind pro 🇺🇸

Show More

Related Articles

Back to top button