I dërguara i Posaçëm i ShbA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë folur për situatën në komunat veriore.
Lidhur me krizën, Lajçak në një intervistë me Ilva Taren ka thënë se situata është shumë e vështirë dhe është i brengosur për këtë.
Emisari evropian tha se prioritet është de-eskalimi i dhunës, dhe kthimi te procesi i normalizimit, e mbajtjen e zgjedhjeve.
“Situata është shumë e vështirë, jam shumë i brengosur. Nuk jam duke e fshehur atë. Që nga 26 maji ka njerëz që janë jashtë në rrugë, atje është edhe Policia e Kosovës dhe KFOR-i, dhe kemi parë edhe incidente dhe e konsideroj prioritet të parë që ta de-eskaloj dhunën dhe t’i largojnë njerëzit nga rruga, në menyrë që t’i kthehemi procesit të normalizimit, dhe të mbahen zgjedhjet e reja, me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës pa asnjë kusht”. Ne nuk mund të menaxhojmë që ta de-eskalojmë situatën tani për tani”, tha Lajçak.
“Nëse nuk arrijmë ta shtensionojmë, do të kemi viktima. Këtë s’mund ta pranojmë”, ka thënë Lajçaku.
“Nuk ka dyshim se më 29 maj kur i kemi parë situatën në Zveçan ka pasur shumë zhvillime radikale. Ka pasur persona te armatosur dhe me granata dore dhe te gatrshem per te vrare dhe nuk ka klasifim per kete. Kjo duhet te ndalet, kjo ështe shume e qartë. Duhet ti kushtojmë kujdes, se të gjithë duhet te jetojnë së bashku, serbet dhe shqiptaret, e jo të sillen kriminelët në veri. Ne duhet t’i identifikojme ata qe kane kryer krimin, ata duhet të ndiqen penalisht”, tha Lajçak.