LajmeRajon

“Jam e lumtur që e njoha Shqipërinë”, Yuri Kim mban fjalimin e lamtumirës: Të çrrënjoset korrupsioni

Diplomatja Yuri Kim mban fjalimin e lamtumirës, pas mbarimit të mandatit si ambasadore e SHBA-së në Tiranë.

Yuri Kim: SHBA do të vijojë të jetë me Shqipërinë. Ndërsa përfundoj këtë mision jam e lumtur që e njoha Shqipërinë. Aktivitete amerikane shqiptare janë trefishuar gjatë viteve të fundit. Lidhjet e biznesit vijojnë ende të rriten. Ka ende vend për përparim, pro po ndodh përparim. Mund t’ju kujtohet që në tetor të 2020 shkruam memorandumin e bashkëpunimit. Në vitin 2022 nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për të mbrojtur infrastrukturën e telekomunikacionit. Investimet amerikane arritën 235 milionë dollarësh në vitin 2022, më shumë se dyfishi para pandemisë. Tregtia është rritur 2022 eksportet drejt 3 herë më të larta se më parë. Jam besimplotë se investimet do të vijojnë të rriten ndërsa Shqipëria çrrënjos korrupsionin nga gjykatat e Shqipërisë. Reforma në drejtësi është çrrënjosja e korrupsionit, Shqipëria të jetë një aleat më i fortë.

Gazetarja: Çfarë do të donit të ndryshonit në Shqipëri?

Kim: Çdo njeri ka sfidat e tij dua ta bëj të qartë që kur ne flasim për gjëra që duhet të ndryshojnë në Shqipëri e themi duke pasur respekt, ambasadorët shërbejnë në Shqipëri nuk ndjekin agjenda vetjake. Nëse po bëni një pyetje absolutisht është e nevojshme të bëhet dhe të bëhet për të mbajtur këto reforma siç ka qenë reforma në drejtësi, lehtësimi i procedurave për të drejtat e pronësisë, do t’ju bënte një vend më të pasur më të fortë.

Gazetarja: Cila ka qenë përshtypja juaj, a do të jeni në Shqipëri për pushime?

Kim: E vërteta ka qenë se ka qenë një kënaqësi që të jem në këtë vend. Ka një klasë zhurmëmadhe në çdo qytet, ka disa zëra të lartë që dëgjohen më shumë se të tjerët dhe përpiqen të flasin për të gjithë të tjerët. Më Ka pëlqyer të mësoj të vërtetën, kam pasur mundësi të vizitoj 61 bashki të vendit të zhvilloja biseda të paplanifikuar që të mësoja se çfarë mendonin njerëzit, dua të falënderoj çdo person që kam pasur mundësi ta takoj, kam pasur mundësi të takoj persona që nuk mund të kenë qenë dakord më politikat e bëra në Shqipëri, me duhet të flisni të vërtetën, në mënyrë që të kërkoni të vërtetën, flisni të vërtetën.

Në ditët e fundit të mandatit si ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim ka marrë një detyrë të re.

Në Departamentin Amerikan të Shetetit në Washington ajo do të mbajë detyrën e krye zëvendës ndihmës sekretares për Çështjet Evropiane, pra eprore e Gabriel Escobar.

Jim O’Brien, aktualisht është i ngarkuar me sanksionet ndaj individëve qe cenojnë politikat e sigurisë kombëtare amerikane kudo në botë.

Diplomatja Yuri Kim do të ushtrojë detyrën e re zyrtarisht nga data 10 korrik.

Ndërkohë pas largimit të ambasadores Kim diplomacinë amerikane në  Tiranë do ta përfaqësoj David J. Kostelancik i cili ka shërbyer edhe më parë si diplomat në vendin tonë.

Show More

Related Articles

Back to top button