LajmeRajon

Arrestohet në Graçanicë serbi i dyshuari për krime lufte kundër popullsisë civile: Në shtëpinë e tij u gjetën armë, fishekë dhe thikë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një serb të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një komunikate për media Policia e Kosovës, ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL), në bashkëpunim dhe me autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar hetime lidhur me krimet e kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998-1999), ku përmes rrugëve hetimore-operative ka pranuar informacion për të dyshuarin mashkull kosovar serb me iniciale (D. M.) si pjesëmarrës në këto krime.

“Ndaj të njëjtit janë siguruar prova për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtar (gardian të burgut) në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë”, thuhet në njoftim.

Policia tutje ka bërë të ditur se si rezultat i punës dhe hetimeve intensive Policia e Kosovës, me datën 21.06.2023, në orët e paradites, zonën e Graçanicës, ka ndaluar dhe ka shoqëruar në polici të dyshuarin në fjalë.

“Zyrtarët kompetent nën autoritetin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake-Departamenti Special, kanë zbatuar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:
– një armë zjarri-revole e tipit “Zastava” cal.9mm,
– 136 fishek të kalibrit 9x19mm,
– thikë ushtarake e tipit SOG Speciality Knives,
– shufër metalike “Taiwan”,
– dokumente, vendime, notes dhe telefon personal, etj”, thuhet tutje në njoftim.

Në konsultim me prokurorin kompetent nga Prokuroria Speciale i dyshuari i lartcekur është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të siguruar nga familja, nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në veprën penale ‘krime lufte kundër popullsisë civile’.

Show More

Related Articles

Back to top button