LajmeRajon

Sllovenia kërkon anëtarësimin e Ballkanit në BE

Në një deklaratë të përbashkët të Presidentes së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, Kryeministrit Robert Golob dhe kryediplomates Tanja Fajon, kërkohet nga BE-ja të përshpejtohet procesi i zgjerimit.

“Në 20-vjetorin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Selanik besojmë se duhen vendime të guximshme politike për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së. Përfundimet e samitit të Selanikut mbeten një detyrim i përhershëm për të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përfshirë Slloveninë.”

Me frymë kritike në deklaratën e Sllovenisë konstatohet se në këto vite u humbën shumë mundësi nga të dyja palët, si nga BE-ja, ashtu edhe nga shtetet e rajonit tonë.

Sipas krerëve të shtetit slloven, entuziazmi fillestar për reformat në Ballkanin Perëndimor duket se është zbehur disi gjatë dy dekadave të fundit. 

“Fakti që BE-ja duhet të merret me pasojat e luftës në Ukrainë kërkon një reflektim të ri të përgjithshëm mbi qasjen ndaj procesit të zgjerimit. Është e qartë se ky proces është në thelb një zgjedhje strategjike dhe jo vetëm një detyrë teknike.”

Sllovenia mbetet një mbështetëse e fortë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ajo ka ndihmuar partnerët e saj në Ballkanin Perëndimor me mbështetje politike dhe praktike. 

Show More

Related Articles

Back to top button