LajmeMaqedoni

Prof. Dr. Jusuf Zejneli u zgjodh Rektor i Universitetit të Tetovës

Me shumicë votash të stafit akademik të 13 fakulteteve, Prof. Dr. Jusuf Zejneli u zgjodh Rektor i Universitetit të Tetovës, për mandatin e ardhshëm trevjeçar, 2023 – 2026. Pas marrjes së rezultateve për realizimin e votimit të sotëm për zgjedhjen e Rektorit, të dorëzuara nga komisionet e njësive akademike, Komisioni qendror universitar i zgjedhjeve i ka kontrolluar dhe përmbledhur rezultatet e votimit për të gjitha njësitë e UT-së, thonë nga zyra per indoemim UT.

Të drejtë vote kanë pasur gjithsej 334 anëtarë të këshillave mësimorë-shkencorë të fakulteteve. Gjatë procesit të votimit të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 302 votues, ku kandidati Prof. Dr. Jusuf Zejneli ka marrë 260 vota, kandidati Prof. Dr. Bashkim Ziberi 14 vota, kandidatja Prof. Dr. Myqereme Rusi 1 votë, kandidati Prof. Dr. Dervish Alimi 0 vota dhe 27 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

Show More

Related Articles

Back to top button