LajmeRajon

Gjendet e mbytur një grua në liqenin e Pogradecit

Një grua është gjetur e mbytur mëngjesin e sotëm në Liqenin e Pogradecit. Gazetari Roland Beqiraj raporton se viktima është vënë re nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë lajmëruar policinë.

Viktima është identifikuar si Bukurie Abrashi, 80 vjeç. Mësohet se e moshuara vuante nga skleroza. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga hetimet e para, dyshohet se e moshuara është vetëmbytur./abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button