LajmeRajon

Gërvalla: Kërcënimi me masa ndaj Kosovës, gabim i rëndë strategjik i Perëndimit

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, në një intervistë për të përditshmen austriake, Der Standard, ka thënë se perëndimi duhet të ndryshojë strategjinë e tij në Ballkan dhe të jetë më i ashpër ndaj Serbisë. Gërvalla ka thënë se kërcënimi ndaj Kosovës me sanksione është një gabim i rëndë strategjik nga Perëndimi. “Është një gabim i rëndë strategjik. Kërcënimet kundër një demokracie, shteti aleat i cili mbron ligjin dhe përfaqësuesit e zgjedhur kundër kriminelëve të dhunshëm që përdorin granata dore kundër ushtarëve të KFOR-it, janë një sinjal fatal”.

Sipas Gërvallës masat ndaj Kosovës në këtë situatë do të ishin sinjal për të përshkallëzuar situatën dhe sipas saj presidenti i Serbisë vazhdon të përshkallëzojë atë. “Forcat speciale serbe kanë pushtuar vendin tonë dhe kanë rrëmbyer tre policë. Ky agresion i hapur është në alarm të kuq: kështu filloi luftërat e tij në vitin 1991 ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviç. Ne kemi paralajmëruar për një kohë të gjatë se do të ketë vdekje nëse Vuçiq nuk ndalet. Shembulli do të lërë gjurmën e tij shumë përtej rajonit”, është shprehur ajo. Shefja e diplomacisë në këtë intervistë ka thënë se këto veprime do të vënë në dyshim besueshmërinë e Perëndimit në situatën globale.

Show More

Related Articles

Back to top button