LajmeSport

Skuadra shqiptare afër transferimit të ish-sulmuesit të Liverpoolit

Egnatia është gati për të bërë një tjetër goditje të madhe në afatin kalimtar të verës. Sipas “Panorama Sport”, klubi rrogozhinas është në bisedime të avancuara me sulmuesin nga Guinea-Bisau, Toni Gomes.

Lojtari 24-vjeçar është prodhim i klubit gjigant anglez, Liverpool, teksa ka luajtur në të gjitha grupmoshat e akademisë së kuqe, e më pas me ekipin U-23. Toni Gomes ka mundur të luajë me ekipin e parë të Liverpoolit vetëm në një miqësore kundër Mainzit në gushtin e vitit 2016, teksa ka qenë në fushë për 44 minuta.

Sulmuesi i krahut të majtë ka luajtur në vitet e fundit në Portugali, Egjipt dhe Turqi, ndërsa në sezonin 2022- 2023 ka qenë pjesë e Zirës në kampionatin azerbajxhanas.

Drejtuesit e Egnatias kanë negociuar me Gomesin përmes agjentit shqiptar të FIFA-s, Serxhio Mezi. Gjasat janë që në ditët në vijim palët të konkretizojnë marrëveshjen dhe sulmuesi afrikan t’i bashkohet menjëherë skuadrës në fazën përgatitore.

Show More

Related Articles

Back to top button