LajmeRajon

Haradinaj pyet partitë opozitare: Pse ka hezitime për mocion

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, kryetari i AAK-së, Ramush Hardinaj ka pyetur dy partitë opozitare PDK-në dhe LDK-në pse nuk po e përkrahin mocionin e mosbesimit që është nisur nga AAK.

“Pse ju lutem ka hezitime për mocion? Ku është problemi le të më tregojnë ata që po hezitojnë? Ku e keni problemin të gjithë ju që hezitoni për mocion? A është e vërtetë që kemi humbur besimin e  institucioneve euroatlantike, a është e vërtetë që kanë filluar ndëshkimet dhe a është e vërtetë që jemi duke u dobësuar? Pse nuk po keni guxim secili me dalë më thënë, po e votoj mocionin. Çfarë është duke ndodhur te opozita ju lutem, ku e keni problemin kolegë opozitarë, PDK dhe LDK? Pse po mendoni ende se kush përfiton nga mocion? Vetëm një përfitues është, Kosova dhe interesi ynë”, tha Haradinaj.

Show More

Related Articles

Back to top button