LajmeMaqedoni

Duhet të marrim seriozisht çdo sinjal nga partneri ynë strategjik, thotë Mariçiq për Merkon

Duhet të marrim seriozisht çdo sinjal nga partneri ynë strategjik. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri për integrime evropiane, Bojan Mariçiq, për kryetarin e Strugës Ramiz Merko, i cili është futur në “listën e zezë” të SHBA-së për korrupsion të madh, shpërdorim fondesh dhe ndërhyrje në gjyqësor.

Ai shtoi se institucionet tona duhet të njihen me pretendimet e Departamentit të Shtetit.

“Duhet ta shohim seriozisht, institucionet tona duhet të ndërgjegjësohen dhe çdo sinjal nga partneri ynë strategjik të merret seriozisht. Për hapat politikë dhe hapat e mëtejshëm institucionalë duhet të thonë partia politike së cilës i përket Merko dhe institucionet kompetente. Në parim, ne duhet të marrim seriozisht çdo sinjal nga partneri ynë strategjik”, tha Maricic.

Show More

Related Articles

Back to top button