LajmeRajon

Chollet zbardh takimin me Lajçak, në fokus tensionet në veri të Kosovës

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka pritur në një vizitë zyrtare të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Twitter, Chollet deklaroi se fokusi i takimit ishte shtensionimi i situatës në veri të Kosovës si dhe mbështetja e rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt bashkimit Evropian.

“Takimi i mirë me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, për angazhimin e përbashkët për deeskalimin e situatës në Kosovë dhe Serbi dhe mbështetjen e rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, shkruan Chollet.

Show More

Related Articles

Back to top button