Banorët serbë në Graçanicë janë mbledhur edhe sot për të protestuar.
Ata po protestojnë për të kundërshtuar arrestimin e Dragisha Milenkoviqit nga Kishnica për të cilin dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj të burgosurve në qendrën e paraburgimit në Lipjan para luftës në Kosovë, raporton Zeri.info.
Kjo është dita e dytë që po protestohet në Graçanicë, ndërsa Policia më herët ka njoftuar se është mbyllur rruga Prishtinë – Gjilan për shkak të kësaj proteste. /Zëri