Shteti i Arabisë Saudite thuhet se po tërheq interesin e saj për të organizuar Kupën e Botës së vitit 2030, edhe pse përflitej shumë për një ofertë të pa rezistueshme nga ana e tyre.
U raportua se Arabia Saudite po drejtonte një ofertë të përbashkët së bashku me Egjiptin dhe Greqinë. Megjithatë, Egjipti njoftoi se po tërhiqej nga oferta në prill.
Tani, sipas gazetës greke të lajmeve Kathimerini, sauditët gjithashtu do të heqin dorë nga interesi i tyre për të pritur turneun pas shtatë vitesh.
Në raport thuhet se Arabia Saudite vendosi të tërhiqej pasi besojnë se është radha e Evropës për të pritur turneun më të madh në futboll.