
Kryetarët e komunave në veri të Kosovës gjenden para kërkesës së SHBA-së e BE-së për qetësimin e situatës në veri të Kosovës. Dorëheqja e kryetarëve shqiptarë është një nga kërkesat, por si duket kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri nuk e mendon largimin.
“Nuk mendojmë për ndonjë dorëheqje sepse unë dua te shoh arsyen se pse të jap dorëheqje. Duhet të gjendet një rrugë ligjore. A mund të dalim me me sukses në ndonjë zgjedhje të reja apo vetëm po e harxhojmë buxhetin e Republikës për arsye palidhje. Në këto rrethana jo, pa ndonjë arsye, pa ndonjë premisë përmirësimi”,- ka thënë Zeqiri.