Partia konservatore greke “Demokracia e Re” fitoi bindshëm një mandat tjetër katër-vjeçar në zgjedhjet e mbajtura të dielën në Greqi.
Pas numërimit të 90 për qind të kutive të votimit, “Demokracia e Re” e ish-kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka fituar më shumë se 40 për qind të votave, ndërsa partia kryesore opozitare e majtë, Syriza, ka pësuar rënie të mbështetjes, duke marrë 18 për qind të votave.
Në betejën e zgjedhjeve hynë disa personazhe të famshëm që u zgjodhën nga liderët politikë dhe fituan një mandat.
Disa artistë, sportistë dhe gazetarë kërkuan një mandat në Kuvend në zgjedhjet e këtij viti, të cilat fshehën disa surpriza.
Emrat që fituan vend në mandatet e deputetëve për katër vitet e ardhshme janë gazetarja dhe shkrimtarja Elena Akrita, gazetarja Rania Thraskia dhe këngëtarja Rallia Christidou nga SYRIZA.
Në Parlament hyn gazetarja dhe prezantuesja Semina Digeni, e cila ishte kandidate në Sektorin e Jugut të Athinës me KKE.
Aktori Spyros Bibilas dhe këngëtarja e “Blue” Tzortzia Kefala marrin vende në Parlament nga Pleussi Eleftherias.
Nga PD-ja, maratonistja dhe luftëtarja e madhe e jetës, Maria Polyzou, u zgjodh me Demokracinë e Re në votën e Shtetit.