LajmeMaqedoni

Mbi 150 persona presin për transplant të veshkës

1500 deri më 2000 pacientë me sëmundje të veshkëve tri herë në javë bëjnë dializë. Disa prej tyre këtë e bëjnë për më shumë se 20 vjet. Ata ëndërrojnë ditën kur do të jenë jashtë aparateve të dializës, me të cilat janë të lidhur për rreth pesë orë në ditë, tre herë në javë. Në vend ka 23 qendra në mbarë shtetin. Trajtimi është pa pagesë, kurse pacientët viteve të fundit janë të kënaqur.

“Edhe më herët ishte mirë, por tani është shumë më mirë dializa. Ndoshta jo për të gjithë pacientët, por për më të vjetrit shohin që të vazhdojnë. Unë në dhjetë vitet e para nuk e kam ndjerë që po shkojë në dializë.”, tha Zoran Gjorgjiev, pacient.

Përveç dializës, një zgjidhje përfundimtare është edhe transplantimi i veshkave. Nga shoqata Nefron thonë se mbi 150 persona presin në radhë për transplantin e veshkës dhe jeta e tyre do të ndryshonte në mënyrë drastike nëse do të rritej ndërgjegjësimi për transplantimin.

“Transplantimi kadaverik edhe pse në kohën e covidit bëri një prëparim, ende nuk është i mjaftueshëm dhe ende kemi numër të madh të pacientëve që presin organ për shkak se në rrethin e tyre të ngushtë apo në familje nuk ka donor, pra atop resin transplant nga një donator i vdekur. Dhe këtu mendoj që mungon një fushatë mbarë shtetërore që do të rritej vetëdija qytetare në këtë drejtim.”, tha Dushko Gjorgjiev nga shoqata për sëmundje të veshkave “Nefron”.

Përndryshe 10 për qind e popullsisë së përgjithshme në vendin tonë ka një lloj dështimi të veshkave. Sëmundja është e vështirë për t’u zbuluar dhe faktori kryesor i rrezikut është presioni i lartë i gjakut, diabeti, dështimi i zemrës.

Show More

Related Articles

Back to top button