LajmeMaqedoni

Mickoski me delegacion të VMRO-DPMNE-së në Bruksel në takime me përfaqësues të lartë të BE-së dhe PPE-së

Një delegacion i VMRO-DPMNE-së i kryesuar nga kryetari i saj Hristijan Mickoski në përbërje me nënkryetarët Aleksandar Nikolloski dhe Timço Mucunski sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Bruksel ku do të kenë takime me një numër të madh përfaqësuesish të lartë të BE-së dhe PPE-së.

Siç njoftojnë nga VMRO-DPMNE, sot pasdite është paraparë takim me Simon Mordu, këshilltar kryesor për punë të jashtme të kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, ndërsa në mbrëmje me fillim në orën 20 delegacioni partiak do të ketë darkë pune me eurodeputetin e PPE-së, Kristian Sagarc, raportues në hije për vendin në Parlamentin Evropian.

Të martën delegacioni i VMRO-DPMNE-së do të ketë mëngjes pune me Angelina Eikhorst – drejtoreshë për Evropë në Shërbimin për punë të jashtme të BE-së, ndërsa më pas është paraparë takim me Patrik Voler, drejtor për marrëdhënie ndërkombëtare të PPE-së.

Delegacioni i kryesuar nga Mickoski do të ketë takim edhe me Manfred Veber, kryetar i PPE-së dhe kryetar i grupit parlamentar të PPE-së në Parlamentin Evropian.

Në Parlamentin Evropian, delegacioni do të ketë takime edhe me nënkryetarin e Parlamentit Evropian Rajner Viland, pas së cilës do të kenë takim me Dejvid Mekalister, nënkryetar i PPE-së dhe kryetar i Komisionit për politikë të jashtme të Parlamenti Evropian (AFET), ndërsa do të takohen edhe me Marion Valsman, nënkryetare e Komitetit të përbashkët parlamentar të Delegacionit të BE-së në vend.

Show More

Related Articles

Back to top button