LajmeMaqedoni

Më në fund Merko flet, ja çka thotë për përfshirjen në “Listën e Zezë” dhe rastet hetimore ndaj tij

Një javë pasi u përfshi në “listën e zezë” të SHBA-ve, kryetari i Strugës, Ramiz Merko më në fund është prononcuar, por vetëm përmes një porosie në rrjetet sociale, përcjell INA.

Ja postimi i tij i plotë:

“Që nga Presidenti Uillson e deri më sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë në çdo sfidë dhe bashkë kemi realizuar shume projekte të rëndësishme për vendin, qytetin dhe qytetarët e Strugës.

Mbështetjen vijuese amerikane për vendin tonë dhe qytetarët e Strugës e mirëpres dhe e përkrah gjithmonë.

Pas zhvillimit të fundit në lidhje me vendimin e Departamentit të Shtetit Amerikan, nuk kam dashur të komunikoj në të mirë të proceseve për të cilat do të jem i hapur si çdo herë në përkrahje të drejtësisë dhe për secilin proces në organet e drejtësisë nga ana e institucionit të Komunës së Strugës dhe nga ana ime do të dorëzohet në kohë sa më të shpejt ashtu siç kam qënë transparent çdo herë për organet e drejtësisë dhe gjithë institucionet e tjera.

Për këtë, në të mirë të procesit, vendosa që secilin aktivitet në strukturat partiake ta ngrij deri në mbylljen e proceseve të rëndësishme për të gjithë.
Për fund dua të falenderoj secilin qytetar për mbështetjen ndër vite por dhe mbështetjen të cilën nuk e kanë kursyer dhe këto ditë të cilët jam i bindur se bashkërisht do i kalojmë, në funksion të krijimit të kushteve për një jetë sa më të mirë të qytetarëve të Strugës dhe jo vetëm, për Strugën që e duam”, ka shkruar Merko, ndaj të cilit janë aktive gjashtë lëndë gjyqësore, ndërsa ai nga SHBA-të u denoncua për korrupsion të madh dhe ndikim ndaj gjyqësorit.

Në statusin e tij në Facebook, kryetari i Komunës së Strugës ka publikuar edhe foto të përbashkëta me ambasadoren amerikane në Shkup, Angela Ageler.(INA)

Show More

Related Articles

Back to top button