LajmeRajon

Kosova e ShBA-ja me marrëveshje, Osmani e falënderon Guvernatoren e Iowas për lirimin e tre policëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Guvernatorja e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds, kanë nënshkruar marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, raporton Ekonomia Online.

Osmani, pas nënshkrimit fillimisht ka falënderuar guvernatorën e Iowas për lirimin e tre policëve.

“Dua ta falënderoj SHBA për lirimin e tre policëve kosovarë që u kidnapuan nga Serbia. Dua t’i shpreh ngushëllimet për familjarët që humbin jetën nga vërshimet në Pejë. Përkrahja dhe mbështetja duhet të vazhdojë që komuna e Pejës ta mbijetojë këtë tragjedi”, tha Osmani.

“Në takimin tonë diskutuam për raportet tona disavjeçare. Sot me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, dëshmuam edhe një herë përkushtimin për fuqizimin e marrëdhënieve tona biletarale. Kjo marrëveshje do të luajë rol të rëndësishëm në arsim, tregti, bujqësi e energji. Marrëveshja do ti hap rrugë përafrimit dhe përfitimit të qytetarëve tanë. Aleanca jonë me SHBA vazhdon të jetë ekzistenciale dhe populli jonë është populli më pro-amerikan. Fuqizimi ndërkombëtar i Republikës që është anëtarësimi në BE e NATO e shohim përmes partnerëve tanë”, tha Osmani.

Show More

Related Articles

Back to top button