LajmeRajon

Kiriakos Mitsotakis merr mandatin, zhvillohen ritet fetare

Partia konservatore greke Demokracia e Re ka fituar bindshëm një mandat tjetër katërvjeçar në zgjedhjet e mbajtura të dielën.

Kiriakos Mitsotakis ka hyrë në Pallatin Presidencial këtë të hënë duke mbajtur për dore bashkëshorten e tij Marevas. Me ta ishin edhe tre fëmijët e tyre Sofia, Konstantinos dhe Dafne.

Betimi bëhet nga Kryepeshkopi Hieronymos, në prani të Presidentes së Republikës Katerina Sakellaropoulou.

Në orën 17:00 do të bëhet shpallja e përbërjes së qeverisë së re të Kiriakos Mitsotakis. Njoftimi i tij do të bëhet në Sekretariatin e Përgjithshëm të Informacionit dhe Komunikimit. Nesër pritet të bëhet betimi i anëtarëve të qeverisë së re.

Show More

Related Articles

Back to top button