Bayern Muencheni është ekipi i fundit që ka dalë në skenë për portugezin Cristiano Ronaldo.
“AS” bën të ditur, të premten, se drejtuesit e Bayernit pritet ta kontaktojnë Ronaldon për ta bindur që të transferohet në Gjermani.
Te Bayerni po e shohin Ronaldon si zëvendësim ideal për Robert Lewandowskin, që është i vendosur t’i bashkohet Barcelonës.
Ronaldo, 37-vjeçar, ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin e ardhshëm, por ka dyshimet e tij për trajnerin e ri, Erik ten Hag.
Krahas Bayernit, emri i Ronaldos ditët e fundit ka qenë i lidhur edhe me një kthim të mundshëm te Juventusi.