LajmeMaqedoni

Gjykata Supreme i refuzoi kërkesat për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të gjykimit për rastin “Transporter”

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli aktgjykim me të cilin kërkesat e të dënuarve në rastin “Transporter” për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës Themelore Penale Shkup nga viti 2020 dhe aktgjykimi i Gjykatës së Apelit Shkup nga viti 2022 u refuzuan si të pabaza.

“Këshilli për Vepra Penale në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut solli aktgjykim me të cilin kërkesat e të dënuarve V.T. dhe S.B. për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës Themelore Penale Shkup KOK nr.30/17 nga 31.03.2020 dhe gjykimi i Gjykatës së Apelit Shkup KOKZH nr. 70/20 nga 08.04.2022, i refuzoi si të pabaza, ndërsa kërkesa e të dënuarit GJ.T. për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të gjykimit të formës së prerë të Gjykatës Themelore Penale Shkup KOK nr. 30/17 nga 31.03.2020 dhe aktgjykimi i Gjykatës së Apelit Shkup KOKZH nr. 70/20 nga 08.04.2022, i hodhi poshtë si të palejueshëm”, qëndron në kumtesën e GJSRM.

Me këtë, Gjykata Supreme konsideron se aktgjykimi për rastin “Transporter””në të cilin u dënua kryetari i Komunës së Manastirit, Vladimir Taleski, është shqiptuar ligjërisht, gjegjësisht se abolimi i dhënë nga ish-presidenti, Gjorge Ivanov, nuk mbulon të dënuarit.

Të pandehurit janë proceduar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, që ka rezultuar me përvetësim të rreth 360.000 euro.

Rasti është hapur nga Prokuroria Speciale Publike, ndërsa është udhëhequr nga gjyqtarja Dobrila Kacarska. 

Show More

Related Articles

Back to top button