LajmeMaqedoni

Petrovska: Nuk ka asgjë të diskutueshme në ndryshimet kushtetuese

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sonte në lidhje me amendamentet kushtetuese tha se për të zhvilluar çdo negociatë, të dyja palët, LSDM dhe VMRO-DPMNE duhet të kenë qëndrime të përcaktuara qartë. Qëndrimi i LSDM-së, thekson Petrovska, që nga fillimi ka qenë i qartë dhe i pandryshuar, gjë që nuk mund të thuhet për VMRO-DPMNE-në.

Sipas Ministres, nuk ka asgjë të diskutueshme në ndryshimet kushtetuese dhe duhet shprehur guxim politik për zbatimin e tyre.

Petrovska për “Sitel” tha se çështje të tilla politike nuk guxojnë të përdoren si pjesë e parazgjedhore, sa herë që të ndodhë, e as të jenë pjesë e fushatës zgjedhore.

“Qëndrimi i LSDM-së është i qartë dhe i pandryshuar që nga dita e parë. Ne jemi të gatshëm për ndryshimet kushtetuese që do të nënkuptojnë vazhdimin e rrugës drejt BE-së, por fatkeqësisht nuk mund të themi të njëjtën gjë për VMRO-DPMNE-në.

Nëse për VMRO-DPMNE-së kjo është e papranueshme, që bullgarët të jenë pjesë e Kushtetutës, atëherë kam frikë se pajtohen me fjalinë se ne jemi një popull në dy shtete”, tha Petrovska.

E kaluara nuk na kujton, shtoi ajo, se OBRM-PDUKM ka guxim, kur është në opozitë ose para zgjedhjeve, ndërsa kur vjen në pushtet, ky guxim papritur zhduket.

Show More

Related Articles

Back to top button