LajmeMaqedoni

Në “Idrizovë”, nga dy të burgosur flejnë në të njëjtin shtrat, ndërsa në “Demir Hisar” mbanin rripa dhe zinxhirë metalikë

Trajtim ç’njerëzor dhe poshtërues i personave të dënuar në institucionet e vuajtjes së dënimit në të gjithë vendin është konstatuar nga Avokati i Popullit në raportin vjetor të Mekanizmit Parandalues Kombëtar, informon PRESSonline.al

Në KPU “Idrizovë” të burgosurit flinin nga dy në të njëjtin krevat dhe në disa pjesë të burgut nuk kishin as një metër katror për person, edhe pse rregullat evropiane të burgut kërkojnë që të ketë 4 metra katrorë për një të dënuar nëse janë në vend të përbashkët dhe 6 metër katror nëse janë në izolim.

Gjatë vizitës Avokati i Popullit konstatoi se të dënuarit në Idrizovë flenë në dyshekë në dysheme, ndërsa të tjerët në shtretër të vendosur në katër kate. Ai ka marrë informacion se beneficionet nëpër burgje merren me ryshfet.

Asgjë nuk ishte më mirë as në spitalet psikiatrike. Kështu, në “Demir Hisar”, gjatë vizitës së paparalajmëruar të Avokatit të Popullit, në një dhomë të veçantë janë gjetur mjete lidhëse.

Rripa lëkure për fiksim, zinxhirë metalikë me dry dhe kabllo të forta e të trasha. Na thanë se nuk përdoreshin. Në pyetjen pse kabllot, nuk ka pasur përgjigje nga punonjësit. Theksoj ndalimin e frikësimit, lëndimit, keqtrajtimit dhe torturimit të pacientëve, tha Avokati i Popullit, Naser Ziberi.

Lidhur me spitalin psikiatrik të Bardovcit, ai tha se ka pasur pacientë të cilët kanë ikur nga spitali edhe pas disa muajve nga kushtet e këqija. Në spitalet psikiatrike, stafi nuk mund të vendosë rregull në marrjen e terapisë për pacientët.

Pranuam pretendime se stafi i spitalit kishte sulme dhe kërcënime. Konfliktet mes pacientëve në repart janë shumë të shpeshta. Përleshjet verbale ndonjëherë rezultojnë me sulme fizike. Situata është alarmante në orët e pasdites dhe të mbrëmjes kur në turn janë vetëm një teknik mjekësor dhe një ndihmës mjek. Në repartin e drejtësisë në Spitalin Psikiatrik të Shkupit ka arratisje të shpeshta që zgjasin nga disa orë deri në disa muaj dhe arsyeja kryesore për pacientët është se kanë kushte të këqija, tha avokati Ziberi, duke theksuar nevojën për renovim të menjëhershëm të objektit dhe që pacientët të përfshihen në aktivitete rehabilituese dhe terapeutike si qepje, larje apo aktivitete të tjera.

Avokati i Popullit theksoi se në institucionin korrektues në Tetovë rekomandimi i tij që të miturit të kenë të drejtën e ndjekjes së mësimit ashtu siç e kërkon Kushtetuta ende nuk është zbatuar.

Ziberi shprehu pakënaqësinë ndaj autoriteteve që vazhdimisht shkurtojnë buxhetet për mekanizmin preventiv, duke vënë efikasitetin e këtij mekanizmi në pikëpyetje.

Show More

Related Articles

Back to top button