LajmeRajon

Borrell: Shtetet anëtare po e humbin durimin me situatën në Kosovë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një konferencë për mediet me përfaqësuesin për politikën e jashtme Josep Borrell. Temë e konferencës ishte situata e tensionuar në veri të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij Borrell falënderoi kryeministrin Edi Rama për ndihmën për qetësimin e tensioneve Kosovë-Serbi. Ai tha se  shtetet anëtare të Unionit janë duke e humbur durimin me situatën në Kosovë, duke thënë se kërkohen veprimet të shpejta për të ulur tensionet.

“Duhet shtensionim i situatës dhe zgjedhje urgjente në veri. Shqipëria vijon të jetë 100%  të formës së saj në linjë me aleatët e BE-së. Po punojmë për të ndihmuar Ballkanin në luftën kundër korrupsionit. Falënderoj Ramën për suportin dhe afrimin për një zgjidhje në Kosovë, i bëra të qartë qëndrimin vendeve anëtarë, partitë të deaskojlnë këtë situate  dhe të gjejnë zgjidhjen nëpërmjet platformave që i është prezantuar”, tha Borrell.

Show More

Related Articles

Back to top button