GostivarLajme

Komuna e Vrapçishtit me masa për mirëmbajtjen e pastërtisë gjatë festës së Kurban Bajramit

Komuna e Vrapçishtit në bashkëpunim me Bashkësitë Lokale, kryesitë e xhamive, në prag të festës së Kurban Bajramit kanë ndërmarrë masat për mirëmbajtjen e pastërtisë gjatë festës së Kurban Bajramit, duke caktuar vende të veçanta në çdo fshat në rajonin e Komunës së Vrapçishtit për hudhjen e mbeturinave nga therja e Kurbaneve.

Apelojmë deri te qytetarët që bashkë të kujdesemi për pastërtinë publike, mbetjet nga therja e Kurbaneve të mos i hudhin në vende publike, ku mund të shkaktojnë sëmundje, dhe të rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

Për vendet se ku do të bëhet hudhja e mbeturinave të Kurbaneve, Do t’ju informojnë Imamët e xhamive në secilin fshat të Komunës. (Hudhja e mbeturinave do të jetë falas).

Zyra për informim
Komuna e Vrapçishtit

Show More

Related Articles

Back to top button