Mediat në Itali raportojnë se Juventusi është gati të dëgjojë ofertat për mesfushorët e tyre, përfshirë Poll Pogba, për të mbledhur fonde për të nënshkruar me Sergej Milinkoviç-Saviç ose Çesare Kasadei.
“Bardhezinjtë” konfirmuan vazhdimin e kontratës njëvjeçare të Adrien Rabiot të martën, por Xhiovanni Mana dëshiron të sjellë më shumë përforcime për Maks Alegrin. Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, ‘Zonja e Vjetër’ është gati të dëgjojë ofertat për Pogba-n, i cili luftoi me lëndime në sezonin 2022-2023, duke luajtur vetëm 172 minuta në të gjitha garat.
Francezi është fituesi më i lartë i Juventusit, nuk ka shkuar me pushime këtë verë për t’u fokusuar në rikuperimin e tij. Ai do të kthehet në Torino, një javë para fillimit të parasezonit në fillim të korrikut. Sipas raportit, Juventusi ka ende shqetësime për gjendjen e tij fizike, kështu që shitja e tij nuk mund të përjashtohet, megjithëse lojtari nuk dëshiron të largohet nga ekipi.