Stevçe Jakimovski, kryetari i partisë GROM dhe i komunës së Karposhit të Shkupit përmes një postimi në facebook ka komentuar rastin e Ramiz Merkos që u përfshi në “Listën e zezë” Amerikane.
Ai është marrë kryesisht me akuzat dhe pyetjet që ka ngritur partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE.
“Ditëve të fundit VMRO-DPMNE ka drejtuar shumë pyetje në adresë të LSDM dhe BDI lidhur me rastin e Ramiz Merkos. Ja edhe unë të jap një kontribut modest në kuadër të parashtrimit të shumë pyetjeve.
VMRO-DPMNE le të thotë se sa anëtarë të saj në kryesinë e lartë partiake, deputetë, kryetar aktual dhe ish-kryetar të komunave, si dhe drejtorë kanë diploma të Merkos?
Shpresoj se kjo ishte një pyetje e ndershme”, ka pyetur Jakimovski. (INA)