LajmeRajon

Policia e Kosovës ia la djalin pa bluzën me mbishkrimin provokativ, reagon Vuçiq: Kurti nuk është kaq i guximshëm përballë meje sa u bë me Danilon…

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është deklaruar pasi Policia e Kosovës ndaloi djalin e tij, Danilo, në Trudë për shkak të bluzës me mbishkrimin “dorëzimi nuk është opsion” që pati në festën e Vidovdanit.

Vuçiq ka thënë se Danilo ka ecur mes përmes Prishtinës me bluzën me atë mbishkrim deri në Graçanicë “vetëm t’i lutet Zotit”.

“E përgëzoj Albin Kurtin për kurajën e tij. Ai nuk është kaq i guximshëm kur është përreth meje, por në rregull. Kur dërgojnë të tjerët që të sigurojnë jetesën me fëmijët e të tjerëve, është në rregull. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Albin Kurti”, ka thënë Vuçiqi, raportoi Danas.

Show More

Related Articles

Back to top button