LajmeSport

Renditja: Shqipëria ngritet për 3 vende, bie Kosova

FIFA e ka publikuar renditjen më të re botërore të kombëtareve. Në ranglistën e muajit qershor, kombëtarja e Kosovës e sheh veten në vendin e 108-të, ndërsa ka rënie për një pozitë ngase në atë të fundit ishte e 107-ta.  “Dardanët” patën rezultate zhgënjyese në këtë muaj duke barazuar në shtëpi me Rumaninë dhe duke u mposhtur nga Bjellorusia në terren neutral.

Ndërkaq, kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar ngritje në renditjen e FIFA-s. “Kuqezinjtë” kanë përparuar për tri pozita, nga ajo e 68-të në të 65-ën. Shqipëria i regjistroi dy fitore në muajin qershor, kundër Moldavisë dhe ndaj Ishujve Faroe, po ashtu në kualifikimet e “Euro 2024”.

Sa i përket renditjes së përgjithshme, vazhdon të prijë kampionia e botës, Argjentina, e ndjekur nga nënkampionia botërore, Franca, ndërsa Brazili është i treti.

Show More

Related Articles

Back to top button