LajmeMaqedoni

“Kërcënon Ramiz Merko nëse bie koka ime, do bien edhe koka tjera”

Riaktualizohet çështja Ramiz Merko pasi ai u shpall persona non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkruan Tetovasot.

Por problemi është se a përfundon kjo çështje me kaq derisa organet e drejtësisë po shqyrtojnë lëndët e kryetarit aktual të Strugës.

Kjo merr dimension tjetër për faktin edhe të një postimi në të ri në rrjetin social Facebook nga ana e Bekim Qokut ,Këshilltar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit. A do merr me vete dikë tjetër z.Merko nëse bie “koka” e tij transmeton Tetovasot.
Qoku shkruan se “mësohet që Ramizi është kërcënuar, “nëse bie koka ime, do bien edhe kokat e disa të tjerëve në parti”.

Populli ka një shprehje të mirë për këtë: Ngrënçin kokat e njëri-tjetrit!përfundon Qoku.

Ditë më parë Ramiz Merko u shpall në listën e zezë amerikane në ndërkohë që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të shënjestrojnë këdo që minon sundimin e ligjit, pavarësisht pozicionit apo partisë politike. Tetovasot

Show More

Related Articles

Back to top button