LajmeMaqedoni

Zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi përshëndet paradën e shqiptarëve në Nju Jork

Zv/Kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi ka përshëndetur paradën e shqiptarëve në Nju Jork. Kjo paradë u ndoq nga afër edhe nga gazetari Blendi Fevziu i emisionit Opinion në Tv Klan.

Artan Grubi: Të dashur bashkëkombas tanë në SHBA. Dëshiroj të përcjell deri te ju urime të sinqerta për vazhdimin e një tradite të mirëfilltë organizative që shfaq para syve të botës tiparet e kulturës dhe krenarisë sonë kombëtare, paradën shqiptare në Nju Jork. Ky organizim i juaji është dëshmi se edhe përkundër jetës larg vendlindjes po vazhdoni të ruani të paprekura rrënjët e identiteti, të nderoni lavdinë e së kaluarës, kujtimin për dëshmorët dhe mbi të gjitha po arrini të ruani në shpirtin e fëmijëve tuaj atdhedashurinë. Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë edhe për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik dhe demokratik të trojeve tona. Për ruajtjen e partneritetit strategjik me popullin amerikan, një miqësi e gjatë dhe e sinqertë që duhet të vazhdojë të kultivohet. Uroj që parada shqiptare e Nju Jorkut të vazhdojë brez pas brezi si reflektim idela i vlerave tona identitare.

Show More

Related Articles

Back to top button