Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Paris Saint-Germain është i gatshëm që ta mbyll marrëveshjen me Luis Enriquen si trajner të ri të klubit.
Enrique do të zyrtarizohet së shpejti, ku PSG-së i ka mbetur vetëm të që kompletojë marrëveshjen e largimit me Christophe Galtier.
Kontratë dy vjeçare i është ofruar Luis Enriques nga PSG, dhe ai veçse i ka thënë po projektit të kampionit francez para dy javëve.
Ndërkaq, Ugarte, Asensio, Lucas Hernandez, Kang-in Lee, Cher Ndour dhe Milan Skriniar do t’i bashkohen PSG si transferime të reja të klubit.