Vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, Lista Serbe e ka vlerësuar si “pjesë të planit të Kurtit për të vazhduar me terrorin politik në veri të Kosovës dhe arrestimin e serbëve. “Planet që dalin nga ky vendim tregojnë se në vend të shtensionimit në bazë të thirrjeve të gjithë bashkësisë ndërkombëtare dhe mbarë popullit serb, Kurti po planifikon përshkallëzim të mëtejmë, represion dhe konsolidim të pushtetit parapolicor dhe pushtues në veri të Kosovës”, u tha në njoftimin e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Lista Serbe u bëri thirrje misioneve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në Kosovë, KFOR-it dhe EULEX-it që të vendosin menjëherë forcat e tyre në veri të Kosovës në mënyrë që të “parandalojnë Kurtin që të realizojë planin e tij djallëzor dhe të rrezikojë paqen”.
Read Next
6 hours ago
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
6 hours ago
NPRRSH: Kontrolle të përforcuara në pikëpagesa, dënime nga 200 euro për jopaguesit
6 hours ago
Krerët e UÇK-së letër gjyqtarëve, kërkojnë ashpër mos t’ua mbajnë anën Prokurorisë
6 hours ago
RMV-Çeki 30 vite marrëdhënie diplomatike, Gashi takon Vondráček
7 hours ago
Ali Ahmeti takoi ambasadorin norvegjez në Kroaci: Rajonit i duhet stabilitet dhe pajtim
7 hours ago
“Djajtë e Kuq” kërkojnë ndrrim të lojtarëve me “Zonjën e Vjetër”
7 hours ago
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
7 hours ago
Kurti në Samitin e Ballkanit kundër diskriminimit racor: Kosova është duke hartuar ligjin për mbrojtjen nga kjo dukuri
7 hours ago
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdorte fjalë tjera, jo goditëse
8 hours ago