Juventus dhe Rafaela Pimenta, agjenti i Paul Pogba, janë takuar në orët e fundit për të biseduar rreth situatës së mesfushorit francez.
Pogba do të qëndrojë bardhezi, kërkon të rikthehet para datës së grumbullimit për të kompensuar kohën e humbur në sezonin që sapo ka përfunduar.
Për këtë arsye nuk ka marrë në konsideratë ofertat joshëse financiare nga Arabia Saudite.
Ndëkohë, sipas “Corriere dello Sport”, Leonardo Bonucci është afër shitjes. Kapiteni i Juventusit nuk konsiderohet më në qendër të projektit teknik bardhezi. Drejtuesit ia kanë përsëritur këtë gjë lojtarit në orët e fundit.
Nëse vijnë oferta tërheqëse, klubi torinez do ta lërë të largohet.